Arjan Konomi mbështet publikisht Ledjanën pas ndarjes nga Mevlani: “Meriton shumë më tepër!”
Ndarja e dy ish-konkurrentëve të “Për’puthen”, Ledjana dhe Mevlan bëri xhiron e rrjetit pak ditë më parë. Mevlani tha në “Përputhen Reunion” se Ledjana i ka bërë “block” pasi ai dhe Antonela kanë qëndruar për pak çaste bashkë gjatë festës që u organizua disa ditë më parë. Megjithatë, ai u shpreh se problemet mes tyre kanë nisur më parë.
Sakaq, Ledjana reagoi ashpër ndaj Mevlanit, madje tha se kënga që ai ka shkruar për të ka një histori tjetër, por pa zbuluar për çfarë bëhet fjalë.
E në rrjedhën e këtyre debateve, opinionisti Arjan Konomi i ka lënë një koment ditën e sotme Ledjanës në Instagram ku i shkruan “Ti meriton shumë më tepër se një këngë!”, koment ky që nga shumë fansa është nënkuptuar si mbështetje për Ledjanën në ngjarjet e ndodhura së fundmi. Ky koment nuk i ka shpëtuar as ish-konkurrentes e cila i ka shkruar: “Unë e vlerësoi, sidomos e thënë nga ty Arjan! Jam bërë për ca këshilla këto ditë”.
/News31