Plas SKANDALI në Maltë/ U shpenzuan mijëra euro për promovimin e këngës dhe renditjen sa më lart në Eurovizion, qeveria nis hetimet

Sipas raportit, autoriteti i turizmit maltez dyshohet se shpenzoi 350,000 euro për të promovuar pjesëmarrjen e vendit në Eurovision, duke përfshirë postimin në mediat sociale.

Eurovizioni nuk kaloi as këtë vit pa një skandal.

Sipas ‘Times Of Malta’, autoriteti turistik shpenzoi rreth 700,000 euro për të promovuar Destiny dhe këngën Je Me Casse në kompeticion. Një shumë e madhe për vendin e vogël ishullor, i cili duket se tejkalon shumë buxhetin e Maltës në Eurovision.

Sipas raportit, autoriteti i turizmit maltez dyshohet se shpenzoi 350,000 euro për të promovuar pjesëmarrjen e vendit në Eurovision, duke përfshirë postimin në mediat sociale. U shpenzuan dhe 350,000 euro të tjera për të promovuar pjesëmarrjen e saj, por gjithashtu me qëllim që të rrisë pozicionin e Maltës në renditje për fitoren në Eurovision 2021.

Për këtë çështje është kërkuar hetim nga qeveria e vendit. Ministri urdhëroi një hetim të kostove të pjesëmarrjes në Eurovision.

(a.b)/dosja.al