Sara e mohoi se ishte shtatzënë, por Atdheu me këtë postim të fundit tregon të kundërtën

Pas daljes nga emisioni i “Përputhen”, në media u përfol për një shtatzëni të mundshme të Sara Malajt, e cila është në një lidhje me Atdhe Xharavinën.

Ky lajm mori dhenë pas një fotoje të dyshes, ku Atdheu i kishte vënë dorën mbi bark Sarës, ndërsa ishte vetë ish-konkurentja që mohoi të jetë në pritje të një fëmije.

Por sot Atdheu ka bërë lëmsh rrjetin, me disa komente te një foto që ka publikuar nga Sarën, ku ka bërë edhe një dedikim për këtë të fundit.

Një mik i tij i ka kërkuar që të bëhet kumbar i fëmijëve të tyre, ndërsa ish-konkurenti i “Përputhen” i përgjigjet se duhet të presë edhe 7 muaj.

Nuk dihet nëse kjo ka qenë një ironi për shkak të lajmeve të përhapura në media, apo ka qenë një konfirmim, por kjo ka ngritur më tepër dyshimet në rrjet.