VIDEO/ ILD nisi hetim për pamjet në Tik Tok, reagon për herë të parë kryegjyqtarja e Elbasanit: Nuk kam përdorur kurrë rrjete sociale

Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani ka dhënë një reagim për gazetarin e “Panorama.al” në Elbasan, Aldo Kozarja dhe mohon që ajo të ketë postuar foto dhe video të saj nga ambientet e zyrës në rrjetin socal ‘Tik Tok’.

“Nuk kam Tik Tok, nuk kam perdorur kurre rrjete sociale. Dikush ka perdorur emrin dhe fotot e mia, eshts skenar per te prishur imazhin tim,i bej thirrje organeve te hedhin drite per personat qe kane keqperdorur imazhin tim”, ka deklaruar ajo.

Videot e gjyqtares së Elbasanit duke pozuar ne ambientet e gjykates, por edhe ne makinë u publikuan një ditë më parë nga ‘Hashtag’ dhe më pas u shpërndanë në media.

Në njoftimin e ILD, e cila ka kërkuar nisjen e hetimit disiplinor ndaj kryegjyqtares, thuhet: “Zyra e Inspektorit te Larte te Drejtësisë u njoh me materialet filmike të shpërndara në media mbi magjistraten E.K, kryetare e Gjykatës Elbasan.

Inspektori i Larte i Drejtësisë Artur Metani ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates per rastin”.