Nga jugu i Shqipërisë e deri në Turqi, kjo është bluja që na kishte munguar
Fundjava e fundit e muajit maj i ka gjetur të gjithë personazhet e njohur pranë detit. Instagrami ka marë ngjyrën blu pasi dita e premte dhe e shtunë u mbulua nga fotot në pishina dhe det.
Nga jugu u Shqipërisë e deri në Turqi, emrat e njohur, mes tyre, Xhemi Shehu, Iva Tiço, Orinda Huta, Bieta Sulo, Elona Duro, Rudina Dembacaj, Nevina Shtylla kanë zgjedhur të shijojnë koktejlet freskuese dhe diellin e plotë që ka mbuluar vendin.
Vajzat kanë ndarë momente ku duken në çadrën e plazhit, momentet e relaksit, duke shijuar darkën apo drekën, gjithçka para panoramës blu të detit.
Mos thoni që vera s’ka ardhur ende! Fotot më poshtë do ju bindin se shiriti i kuq është prerë dhe të gjithë kanë nisur t’i mendojnë seriozisht pushimet dhe fundjavat pranë detit pas një viti pandemik e mes shumë kufizimesh. Nëse jeni në mëdyshje për zgjedhjet tuaja, mjafton të shihni fotot më poshtë dhe vendosni!/revistawho.com