Kombëtarja humb edhe portierin e dytë titullar: Reja thërret një tjetër lojtar të Superiores
E dinte se Etrit Berisha ishte i dëmtuar ndaj dhe për të qenë gati për cdo rast Edoardo Reja kishte thirrur katër portierë në listën për dy miqësoret e qershorit. Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se portieri I Spal, i cili është paraqitur në grumbullim, i është nënshtruar vizitave mjekësore për shkak të një dëmtimi dhe pas konsultave me doktor Stesinën u konkludua se portieri nuk mund të jetë i gatshëm në kohë dhe iu dha leja që lojtarit të largohet nga grumbullimi.
Me portën të mbuluar nga Selmani, Sherri e Harizaj, tekniku Reja nuk ka ndërhyrë aty, por në linjën mbrojtëse, duke vendosur të thërrasë mbrojtësin e Tiranës, Erjon Hoxhallari. Bëhet me dije se lojtari është grumbulluar që sot me Kombëtaren dhe ka nisur përgatitjet me grupin për dy miqësoret, duke i shtuar një tjetër element nga Superioria listës së italianit.
Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për dy ndeshjet miqësore të qershorit ndaj Uellsit dhe Republikës Çeke. Trajneri Edoardo Reja dhe stafi i tij kanë nisur punën me skuadrën, teksa po vlerësojnë edhe gjendjen e secilit prej tyre.