Elvana Gjata publikon imazhet nga veranda, ‘nxjerr’ dhëmbin e florinjtë dhe ua tregon ndjekësve

Këngëtarja Elvana Gjata publikon disa imazhe nga veranda e shtëpisë ku ka treguar se ka vendosur një dhemb floriri.

Këngëtarja e njohur Elvana Gjata ka vendosur të ‘qerasi’ fansat me disa foto të bëra në verandën e saj.

Nga sfondi nuk duket sikur ndodhet në Shqipëri dhe vendi ku ka zgjedhur të pushojë është një vend bregdetar. E veshur me të kuqe me një bluzë të shkurtër të firmës ‘The North Face’, xhinse me bel të lartë dhe një pardesy të kuqe sipër, Elvana ka rrëmbyer shumë komente pozitive.

Por, gjëja që ka rrëmbyer më tepër vëmendjen është dhëmbi i floririt që Elvana ka vendosur. Qëllimi i vendosjes së dhembit të florinjtë është një akt spiritual që mendohet se mban të keqen larg dhe përfaqëson dritën, supremacinë dhe forcën sipas kulturës së Afrikës së Jugut.

Nuk dihet nëse edhe Elvana ka patur për qëllim të mbajë larg të keqen kur e ka vendosur apo është thjesht një vendosje e rastësishme, pjesë e ndonjë projekti muzikor.

Kujtojmë që dhëmbët e floririt kryesisht i kanë vendosur repera të njohur si, Lil Wayne, Kanye West, Paul Wall. Së fundmi dhe këngëtarja Katy Perry dhe miliarderja Kylie Jenner i kanë parë si aksesor të look-ut të tyre.

(o.l./dosja.al)