Motra e Eva Muratit, me një fizik modeleje, që ka zgjedhur profesion jashtë ekranit
Eva Muratin e kemi parë si moderator, aktore, modele, një nga vajzat më të bukura të showbizit e më të suksesshme.
Por ndryshe po vepron motra e saj, Doris. Ndonëse angazhohet shpeshherë në projekte si blogere, dëshira e saj duket të mos jetë ekrani, por një fushë komplet tjetër. Në një intervistë për “Living”, Eva tregon se Doris po vazhdon mjekësinë. Profesionin të cilin prindërit e saj ëndërronin për Evën, po e realizon Doris.
“Ajo angazhohet shpeshherë në projek – te në rrjete sociale, si blogere me reklama të ndryshme, por nuk e ka shprehur kurrë dëshirën për televizion. Dorisi po vazhdon e sigurt rrugën që prindërit kishin dëshiruar për mua, të bëhesha mjeke, si babi. Pavarësisht nga notat e mira në gjimnaz, e ndjeva që ky profesion me të cilin isha rritur që në fëmi – jëri si profesioni më i mirë dhe më i nderuar, nuk ishte e ardhm – ja ime. Çdo njeri e ndjen thirrjen e vet në jetë dhe mjekësia nuk ishte imja!”-shprehet Eva.