Veshjen ‘e zhveshur’ të Megan Fox shumë shpejt mund ta shihni kudo!
Në Billboard Music Awards, një nga personazhet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte 35-vjeçarja Megan Fox. Aktorja u shfaq me fustanin 1698$ të markës franceze Mugler. Veshja përfshinte një dekolte, rrjetë dhe shumë “rripa” .
Nëse stili i Megan ju duket i njohur, nuk do ishte çudi sepse kohët e fundit, të gjithë po eksperimentojnë me krijime të guximshme. Një stil i ngjashëm i fustaneve si ai i Megan u dizenjua fillisht në 1998-ën nga Manfred Thierry Mugler, por edhe pse bëri bujë dhe mori vëmendje, veshjet atëherë nuk kishin Instagramin, i cili “e përhap fjalën shumë më shpejt”.
Bella Hadid
Me kalimin e viteve, stili ekstravagant është rikthyer dhe veshjet e zeza, me geta, rrjeta dhe prerje sensuale vazhdojnë të mbizotërojnë deri në ditët e sotme. Në 2019-ën, Kim u shfaq kështu me një fustan të 98-ës nga Mugler:
Edhe personazhe të tjerë të famshëm kanë përqafuar trendin, si Dua Lipa, Miley Cyrus, Irina Shayk apo Billie Eilish.
Megan Fox, Kim Kardashian, Bella Hadid, Irina Shayk
Miley Cyrus
Billie Eilish
Ekspertët i cilësojnë këto veshje si “perfekte për të theksuar sensualitetin dhe për të vënë në pah zonat erogjene me një lehtësi të paparë”. “Fokusi është tek theksimi i formave të trupit, duke ndihmuar siluetën dhe duke u ndjerë mirë me atë që vesh”.
Dua Lipa
/Anabelmagazine