Xhesi Muçaj publikon foton e parë me të birin dhe zbulon 3 domethëniet e emrit të tij
Moderatorja Xhesi Muçaj dhe partneri i saj Oen Nallbani u bënë prindër për herë të parë para pak ditësh. Ajo publikoi foton e parë të të birit dhe zbuloi se vogëlushin e kanë quajtur Neonick. Ndërsa sot, Xhesi ka treguar 3 domethëniet që emri i djalit ka dhe ka ndarë disa fjalë zemre për të, bashkëngjitur fotos së parë nënë e bir
“Ëndërruam për ty, biseduam për ty dhe imagjinuam qenien tënde, por asgjë nuk mund të na kishte përgatitur për realitetin me ty. Jemi kaq shumë të dashuruar, kaq mirënjohës! Faleminderit shumë për çdo koment, mesazh, telefonatë urimi për familjen tonë”, ka shkruar Xhesi.
Neo, sipas shpjegimeve të publikuara nga Xhesi, do të thotë “I ri”, “Dhuratë nga Zoti” dhe emri i të atit, Oen, mbrapsht.
View this post on Instagram