U dashurua jashtë “Për’puthen”, publikohet fotoja e parë e Rinian Lekës me të dashurën e tij

Pas daljes së tij nga “Për’puthen”, Rinian Leka zbuloi se ishte në një lidhje dashurie me një vajzë që nuk i përket botës së ekranit.

Ish-konkurrenti publikonte rrallëherë foto me të, duke mos ia zbuluar identitetin.

Ditën e djeshme në rrjet qarkulluan disa foto të çiftit, teksa shkëmbenin puthje në ambientet e aeroportit.

Pas përfundimit të “Për’puthen”, të gjithë konkurrentët e programit u bënë bashkë për të festuar mbrëmë në një festë gjigante.

Mes postimeve të shumta në rrjete sociale, është zbuluar edhe identiteti i të dashurës së Rinianit.

Gazetari Ervin Kurti ka publikuar një foto të të dyve, teksa pozojnë para kamerës, krah së cilës shkroi: “Ja vajza që i ka marrë zemrën Rinian Lekës. U ‘Për’puth’ dhe ai, plasi dashuria”.

Panorama.al