“Ka fuqinë e Skënderbeut në fyt”, Albërije Hadërgjonaj rrëfen sekretet e Gjon’s Tears
Gjon Muharremaj është shqiptari që fitoi vendin e tretë në Eurovision, duke përfaqësuar Zvicrën.
Prej dy ditësh, ai ka qenë në qendër të mediave rozë, pasi u ripublikua deklarata, ku Gjon tregonte se kishte kërkuar të bëhej pjesë e Festivalit të Këngës në Shqipëri, por organizatorët nuk e kishin pranuar.
Mirëpo, nga më të shumtat kanë qenë reagimet në rrjet për këngëtarin shqiptar.
Më e fundit është këngëtarja Albërije Hadërgjonaj, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale zbulon se nënën e Gjonit e ka mikeshë të vjetër. Sipas Hadërgjonajt, ky djalë ka fuqinë e Gjergj Kastriot Skënderbeut në fyt.
“Nuk ngopem duke e dëgjuar. Ky djalë meritonte ta fitonte bindshëm Eurovision. Shume afër fitores dhe e them me bindje që kështu si unë të gjithë mendojnë, që ti duhet të ishe. Gjon’s Tears rrjedh nga një familje e përkryer dhe nënën e tij e kam mikeshë të vjetër.
Gjyshërit e tij, njerëz që adhuronin muzikën, tezja një mezzo soprano e mrekullueshme. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Ky djalë ka fuqinë e Gjergj Kastriot Skënderbeut në fyt! Të uroj nga zemra suksese dhe mos ndalo, na bej krenar”, ka shkruar Hadergjonaj.