Napoli jashtë Champions-it, Hysaj shpërthen në lot. Mbrojtësi i Kombëtares shtrihet në fushë dhe…

Në teori ishte ndeshja më e lehtë me Napolin që mund t’i mjaftonte suksesi për të mos u varur nga askush për aksesin mes katër më të mirave të Serisë A.

Pas një serie fitoresh, Hysaj me shokë ndalen në shtëpi nga Verona e cila rrëmben një barazim që i nxjerr ekipin e Xhenaro Gatuzos nga Champions-i. Trajneri largohet mes lotësh duke lënë trashëgimi një grup solid që për pak sa nuk arriti të bënte goditjen e madhe.

Pas ndeshjes, mbrojtësi i Kombëtares ka shpërthyer në lot, duke u shtrirë në fushë. Shkodrani ndihej fajtor për golin e pësuar të Napolit, me Faraonin që i vodhi kohën dhe barazoi shifrat, me rezultatin që nuk ndryshoi deri në fund.

Me shumë mundësi kjo ka qenë ndeshja e fundit e Hysajt me fanellën e Napolit, pasi i përfundon kontrata këtë verë dhe po shikon për një destiancion të ri. I përlotur dhe i shtrirë në fushë, Hysaj nuk po shkonte në dhomat e zhveshjes, teksa është dashur ndërhyrja e shokëve të skuadrës të cilët u munduan të qetësojnë, duke e marrë në dhomat e zhveshjes.

Panorama.al