Maya flet për rrethin e artistëve: Sa më lart të ngjitesh, aq më bërryla e ziliqarë të presin rrugën!
Të jesh i suksesshëm nuk është aq e thjeshtë, sepse vështirësitë dhe “bërrylat” sikurse ne i quajmë janë shumë prezentë.
Këtë gjë e ka pohuar edhe këngëtarja e njohur Maya. Ajo pohoi gjatë një interviste se bërrylat janë vazhdimisht dhe se sa më lart të arrish, aq më shumë ke zilinë dhe kundërshtinë në rrugën tënde.
“Kjo ka të bëjë me karakterin e njeriut. Unë në jetën time nëse shoh dikë që është shumë i aftë dhe ngrihet lart, unë e duartrokas, edhe nëse unë këtë njeri, si njeri nuk më pëlqen.
Por kur bën një vepër të mirë artistike, unë e përgëzoj dhe e shijoj. Ka raste kur bëhet edhe hapur… të lëndon, të vret, sepse ti nuk e pret. Ndodhin të tilla gjëra që ti mërzitesh sepse thua: ‘Për çfarë arsyeje?’”.
Si ishte pandemia për Maya-n? A e kishte menduar ajo të kishte një profesion tjetër në jetë?
Ajo tha se nëse do të ishte e nevojshme, do të bënte diçka tjetër për të fituar të ardhurat e saj për të jetuar. Ermali e pyet në lidhje me komentet e shumta në rrjetet sociale ku shpesh lexon se “këngëtarët nuk duhet të ndihmohen, se ata janë paguar me miliona”.
“Unë nuk mërzitem për ato komente. Çdo njeri, pavarësisht kapacitetit që ka, të shkruajë. Ai njeri ose ajo në fakt nuk kanë fare mundësinë që të thonë as ‘Mirëdita’ ty në jetë dhe nuk e kanë guximin që te thonë këto gjëra.
Por aty e kanë guximin, sepse aq e percepetojnë. Aq mbushin. Tani përse do të mërzitem nga fjalë të tilla?”.
Mes ketyre momenteve vështirësie për një artiste, aktivitetet live kanë edhe momentet e këndshme. Më tej ajo ndau copëza jete të mbushura me plot emocione.
Në jetë njerëzit më të ngushtë janë familjarët e tu, por ka nga ata miq që të behën familjarë dhe miqësia në këtë moment merr një vlerë të paçmuar.
E tillë ishte edhe marrëdhënia e këngëtares me dy mikeshat e saj Klaudia dhe Inxhi. Ajo u përlot dhe u emocionua pa fund teksa dëgjoi videomesazhet e tyre. Me Klaudian, një miqësi e vonshme, por e vjetër cilësisht dhe Inxhin mike e motër sa një jetë.
“Nëse në emisione asaj i thonë çdo këngë që bën e kthen kengen në hit, unë do t’i thosha që çdo shoqëri që ajo ka e kthen në magji”,- tha Klaudia.
Në fund të mesazhit këngëtarja e përlotur tha: “Më rrënqethet mishi. E ndjej veten me shumë fat që e kam mike”.
Ndërkohë Inxhi ishte një surprizë për programin, por edhe vetë Maya-n. Prej vitesh bashkë iu janë gjendur njëra-tjetrës pranë për t’i dhënë ndihmën edhe në momente të vështira.
Kushurira, tashmë një motër, ndau një moment vështirësie ekonomie, ku Maya edhe pse kishte nevojë të pushonte për shkak të zërit, kishte kënduar vetëm që ta ndihmonte atë ekonomikisht. Duke treguar këtë ngjarje, ajo nënvizoi se Maya sakrifikon kaq shumë për njerëzit që do.