A mund të qajë një prezantuese në transmetim live? Ori Nebiaj tregon momentin e vështirë
Moderatorja e njohur Ori Nebijaj ka qenë e ftuar në “Jonida’s room” në ‘Vizion Plus’ për të folur për televizionin dhe kandidimin e saj si deputete e Partisë Demokratike.
Ajo pranoi se deri në fund të sezonit televiziv do jetë në televizion, por në shtator nuk i dihet se çfarë vendimi do marrë.
Më tej, Ori rrëfeu një situatë prekëse që i ka ndodhur gjatë ngarkesës së fushatës politike.
“Ka qënë në 14 Prill dhe unë isha live në emision dhe ne kemi një moment në emision ku japim kuriozitete dhe unë ul kokën të lexoj kuriozitetin që lidhej me buzëqeshjen, të ndjerit mirë, sa e rëndësishme është të buzëqeshësh dhe ishte ditëlindja e babait tim dhë unë e kisha harruar komplet. N atë moment u ndjeva shumë keq që e kisha harruar nga puna dhe ndërkohë që po e lexoja po qaja me dënesë dhe Isli nuk po e kuptonte çfarë po ndodhte. Gjithsesi ai e mori situatën nën kontroll dhe unë dola nga studio mblodha veten, por u ndjeva realisht shumë keq që kisha harruar ditën e tij”, tha Nebiaj./revistawho.com