‘Rock n’roll nuk vdes kurrë’/ Pas 31 vitesh Italia fiton Eurovizion, kush është grupi ‘Maneskin’ që elektrizoi skenën gjigande?

Në vend të dytë është renditur Franca dhe në vend të tretë me 432 pikë Zvicra, e cila përfaqësohej nga një artisti me orgjinë shqiptare “Gjon’s Tears.

“Maneskin” është grupi fitues i “Eurovision 2021”. Banda italiane performoi në skenën e Roterdamit me këngën “Zitti e buoni”.

‘Rock n’roll nuk vdes kurrë’ ishin fjalët e para të grupit italian ndërsa ngjitej në skenë për të ngritur trofeun. Në vend të dytë është renditur Franca dhe në vend të tretë me 432 pikë Zvicra, e cila përfaqësohej nga një artisti me orgjinë shqiptare “Gjon’s Tears.

Mirëpo, kush është grupi ‘Maneskin’ që arriti të triumfojë në skenën e Eurovizionit?

Måneskin janë një grup italian rock i formuar në Romë në 2016 dhe i përbërë nga Damiano David (vokal), Victoria De Angelis (bas), Thomas Raggi (kitarë) dhe Ethan Torchio (daulle). Ata arritën famë në 2017 pas pjesëmarrjes në edicionin e njëmbëdhjetë të X Factor. Është një nga grupet më të pëlqyer Italiane me një frymë të re që aspiron edhe në tregun ndërkombëtar.

Pjesëmarrës ne festivalin më të madh Italian “Sanremo” në edicionin e saj të 71-të dolën si fitues me këngën “Zitti e Buoni” që përkthehet në “Të heshtur dhe të mirë”

(a.b)/dosja.al