“Të bëhesha nënë nuk ishte në listën e gjërave të mia”- Pink i habit të gjithë me deklaratën e fundit
Këngëtarja me famë botërore, Pink, ka zbuluar se më parë nuk ka dashur të bëhet nënë.
41-vjeçarja tha gjatë një interviste se ishte befasuar me veten se sa shumë e pëlqen tani faktin që ka fëmijë dhe pranon se nuk e ka menduar më parë këtë gjë, shkruan “People”.
“Unë me të vërtetë nuk doja të bëhesha nënë. Nuk doja të bëhesha mama. Nuk ishte në listën e gjërave që duhej të bëja”,- tha Pink.
Këngëtarja tha se mendimi i saj ndryshoi kur solli në jetë fëmijën e parë, vajzën Willow, e cila tani ëhstë 9 vjeç.
“Linda Willoiw dhe ajo shprehja ‘të shikosh zemrën të dalë nga vendi’ mori kuptim”,– u shpreh artistja.
Pink, e cila është nënë edhe e një djali 4-vjeçar, Jameson, që e ka me bashkëshortin Carey Hart, ka folur hapur për jetën e saj para të gjithëve, përpara publikimit të dokumentarit të saj të titulluar “P!NK: Gjithçka që di deri më tani”.
“Të bësh turne me fëmijët është e pamundur dhe unë bëra të pamundurën. Në një moment kishte shumë yje të tjerë që më kontaktonin, më telefononin për këshilla se si të bënin një turne bashkë me fëmijët, kështu që unë shkrova një libër për nënat e tjera. Ndonjëherë mendoj ‘A po rris një person të sjellshëm? Çfarë do të thotë të jesh fëmija im?”, përfundoi Pink.