Gjithë çfarë s’dinim për Almedën, na i tha vetë
Almedën nuk e shohim në ekranin e televizorit prej kohësh sepse i është përkushtuar familjes, megjithatë falë kanalit të saj në Youtube prezantuesen po e shohim 1 herë në javë me video të reja që na zbulojnë më shumë për të. Me videon më të fundit Almeda na ka zbuluar fobitë e saj, hobit dhe fakte interesante që nuk i dinim për të.
Fillimisht Almeda ka treguar se ndonëse duket si një vajzë shumë serioze, në fakt ka dhe një anë tjetër, atë gazmore. Ajo tregon se pas orës 12 edhe nëse nuk ka pirë, qesh shumë dhe bën shaka. Më pas Almeda tregon se ka një zakon, që çdo person i ngjan me një tjetër. “Për shembull jemi duke parë film me Tolgën dhe unë filloj personazhet të më duken si xhaxhai, halla, miqtë e mi ose me ndonjë person të famshëm. Ndërsa Tolga më thotë: Mjaft, shiko filmin. Por unë nuk e përmbaj dot veten.
Një tjetër zakon është që Almeda kontrollon të gjithë shtëpinë para se të shkojë të flejë. “Jam e fiksuar pas kontrollit. Përpara se të shtrihem për të fjetur duhet të kontrolloj të gjithë shtëpinë, se mos nuk kam hequr ndonjë prizë, a janë të gjitha dritat fikur, a kam mbyllur dyert. Kemi shtëpi katër katëshe dhe është pak e vështirë, por nuk mund të fle po nuk kontrollova”-tha ajo. Almeda tregon se Tolga ka lënë shumë herë çajin në zjarr dhe për këtë arsye është bërë më e fiksuar. Gjithashtu Almeda është klaustrofobike, pra nuk mund të qëndrojë në hapësira të mbyllura dhe as të ngushta. Ajo tregon se nuk futet as në ashensorë të vegjël, vetëm po pati ndonjë urgjencë.