Pasi e konsideruan simbolin e shqiponjës dy krenare si “skandal” nga ana e Anxhela Peristerit në “Eurovision”, reagon Ardit Gjebrea: Të sëmurë mendorë!
Mediat serbe e konsideruan “skandal dhe provokim” veprimin e Anxhela Peristerit që formoi simbolin e shqiponjës dykrenare para mediave në Roterdam rreth një javë më parë.
“Skandal në Eurovision: Simboli i Shqipërisë së Madhe, një provokim i turpshëm para gazetarëve”- ishte titulli i “Novosti”.
Në artikullin e publikuar nga media serbe shkruhej se “në prag të mbajtjes së natës gjysmëfinale të ‘Eurovisionit’ ndodhi një skandal.
Përfaqësuesja e Shqipërisë, Angela Peristeri dhe bashkëpunëtori i saj dolën para shtypit dhe treguan simbolin e Shqipërisë së Madhe, të ashtuquajturën “shqiponja dykrenare”.
Ju kujtojmë se Eurovision në parim ndalon promovimin politik në veprimtarinë e saj. Ajo publikoi foto me të njëjtën temë një javë më parë.”
Nisur nga kjo, Ardit Gjebrea ka zgjedhur të reagojë për herë të parë nëpërmjet një postimi në Instastory.
Ai ka publikuar lajmin e publikuar nga “Novosti” dhe mbi të ka shkruar: “Përfundimisht, këta janë të sëmurë mendorë”.