Moderatorja shqiptare bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin e djalit me këto foto
Në shkurt të këtij viti, Xhesi Muçaj zbuloi se ishte gjashtë muajshe shtatzënë.
Pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi dhe moderatorja shqiptare është bërë nënë për herë të parë.
Ajo ka sjellë në jetë një djalë, të cilin bashkë me partnerin, Oen Nallbani, e kanë quajtur Neonick.
Lajmin emocionues e ka ndarë me të gjithë ndjekësit në rrjete sociale vetë Xhesi.
Ajo publikoi në Instagram disa foto të nga spitali me djalin në krahë, krah së cilave shkroi:
“Neonick Nallbani. 18/05/2021
Ti s’e ke idenë se sa shumë të duam unë dhe babi yt, s’e ke idenë se sa shumë njerëz janë gëzuar për ty dhe se sa shumë të duan.
Dy gjyshërit e tu të kanë bekuar nga lart që ti të vije i shëndetshëm, i bukur dhe plot lumturi në jetën tonë! Të duam!”.