Zbardhet dëshmia e 15 vjeçarit që nxori në pritë Endri Mustafën: Hipi në makinë me Edisonin, kaq ishte puna ime

Ergys Malja është adoleshenti i ciliika nxjerrë në pritë Endri Mustafën, i cili u gjet i masakruar ditën e djeshme në zonën e Livadhës në Shkoder.

Faxweb.al ka mesuar me anë të burimeve një pjesë të dëshmisë së 15-vjeçarit që është arrestuar si bashkëpunëtor i vrasësve të Endri Mustafës në zonën e Livadheve në Shkodër.

Burime për mediat deklarojnë se ai ka thënë në polici se “kemi hipur në makinë ku ka qenë dhe Edison Harazi. Më pas kam zbritur ndërsa ata të dy janë larguar drejt zonës së Livadheve”.

15-vjeçarin e kanë lënë më larg se vendi i ngjarjes dhe ai ka dëgjuar krismat e armëve. Më pas , kur ata kanë kthyer, i mituri ka pyetur Edison Arazin se ku është Endri dhe përgjigja që ka marrë është “kaq ishte puna ime”.

Për vrasjen e Endri Mustafës, Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim Ibrahim Licin. Mirëpo, babai i këtij të fundit mohoi kategorikisht që familja e tij të kishte probleme me familejn e të ndjerit.

Edhe bashkëshortja e të ndjerit ka mohuar që vrasësi i burrit të saj të jetë Ibrahim Lici. Ajo në një dalje të dytë mohoi edhe zërat që vrasjen e burrit të saj e kanë porositur fisi i Bajrave.

Endri Mustafa u gjet i masakruar në mëngjesin e ditës së djeshme. Ai ishte tërhequr zvarrë nga vrasësist pasi është ekzekutuar. Mustafa nuk është emër i panjohur për Policinë, pasi ai rezulton i përfshirë në grabitje, plagosje dhe lekë me fajde.

(E.H/Faxweb.al)