“Sherri, sherr”- U njohën kur ishin 10-vjeç, Esdalin dhe Ola tregojnë si nisi historia e tyre e dashurisë: Ishim shokë të ngushtë derisa…

Çifti i famshëm i koreografëve, Esdalin Gorani dhe Ola Hasani kanë rrëfyer historinë e njohjes së tyre.

Ata zbuluan se shoqëria mes tyre ka nisur kur ishin 10-vjeç, pasi ishin në të njëjtën klasë dhe u bënë shokë të ngushtë me njëri-tjetrin.

Por, teksa performonin “Hirushja” në Teatrin e Operas dhe Baletit lindi shkëndija e parë e dashurisë mes tyre.

“Kemi qenë 10-vjeç në klasë. Ishte një shfaqje baleti ku patëm një indicje, kemi kërcyer personazhet kryesore. Kemi qenë për 10 vite në TOB, ishte baleti “Hirushja”. Ishim dhe shokë, aty pati një ngacmim që e kaloi shoqërinë e më pas vijoi. Kështu u lidhëm,”– zbuloi Esdalini në “E diela Shqiptare”.

“Nga shokë të ngushtë, “u prish” shoqëria dhe nisi një marrëdhënie tjetër që është ende dhe më e bukur, gjysma ime e jetës,”– shtoi bashkëshortja e tij Ola.

Çifti, prindër të dy fëmijëve, pranuan se “ndonjëherë është edhe ezauruese të qenurit gjatë gjithë kohës bashkë, por që e kanë gjetur ekuilibrin e tyre”.

Ndërkohë rrëfyen edhe momentin kur punonin së bashku dhe “bënin sherr të madh”.

“Ne punojmë të ndarë. Fillimisht kemi pas punuar bashkë, kur ishte dhe sherri i madh, sherri sherr. Bëheshin lëvizjet, dhe do futeshin lëvizjet e mia apo të Olës. Duhet të gjenim miksin, por na ka formësuar. Ishte në fillimet tona 15 vite më parë dhe fitonte më e mira, pak nga unë dhe pak nga Ola,”– tregoi koreografi.

/Panoramaplus.al