Ia vranë gruan para syve! Piloti grek nxjerr foton nga dasma, i dedikon fjalë zemre të ndjerës: Përgjithmonë bashkë!
Pesë ditë pas vrasjes së saj nga disa grabitës që hynë në banesën e tyre, piloti 32-vjeçar i dedikoi disa fjalë zemre nënës së vajzës së tij.
Harallambos Anagnostopoulos, i njohur ndryshe edhe si Babis, i ka dedikuar një postim bashkëshortes së tij të ndjerë, Carolina Crouch. Pesë ditë pas vrasjes së saj nga disa grabitës që hynë në banesën e tyre, piloti 32-vjeçar i dedikoi disa fjalë zemre nënës së vajzës së tij.
Me një foto nga dasma e tyre, e cila është mbajtur në Portugali, Babis shkruan: Përgjithmonë së bashku! Udhëtim të mbarë dashuria ime!
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi pak ditë më parë. Katër persona të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë një 20-vjeçare, qenin, dhe duke torturuar bashkëshortin e të resë. 20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit. Ishte ai që njoftoi Policinë duke i rënë telefonit me hundë, por bashkëshortja kishtë ndërruar jetë prej kohësh. Pranë saj ndodhej foshnja, që fatmirësisht është në gjendje të mirë.
(k.m/dosja.al)