“E kapi prej mesi dhe e mbajti që të mos binte në kokë”, Faxweb.al zbardh dosjen për vrasjen te “5 Maji”: Marjus Dema vuri duart në kokë, kush e mori armën (Viktimës iu gjetën armë të ftohta)

Faxweb.al ka siguruar dosjen e plotë të prokurorisë sa i takon vrasjes së Mehmet Qemës dhe implikimit të personave që janë përfshirë në të, me dëshmitë që kanë dhënë përpara hetuesve. Të gjithë personat e përfshirë në dëshmitë e tyre kanë thënë se ngjarja ka qenë aksidentale, e madje është përshkruar me detaje dhe skena e krimit.

Sipas Prokurorisë në pamjet filmike shihen 7 persona, tre prej të cilëve janë në këmbë, ndërkohë që pjesa tjetër qëndrojnë të ulur, ndërsa disa prej tyre konsumojnë edhe ushqim. “Personi me rroba të zeza dhe me një logo në ngjyrë të bardhë, me shenjën e kafkës (prokuroria i referohet Marjus Demës) mban në dorën e majtë një send, në dukje pistoletë dhe drejton armën në drejtim paralel me një person që është me veshje të bardhë, që largohet me shpejtësi dhe një një moment, personi me armë ia drejton atë personit tjetër që ishye ngjitur në tavolinë.

Ky person i ngre dorën e majtë, paralelisht ngrihet në këmbë, por personi me armë në atë moment lëviz djepin luajtës me dorën e djathtë, dhe pikërisht në atë moment shikohet që personi me rrova të bardha rrëzohet në tokë”, thuhet mes të tjerave në dosje, ku sqarohet se Dema ka tentuar që ta ngrejë në karrige Qemën, ndërsa armën ja jep sipas të dhënave shtetasit Xhuljo Koçi.

“Personi që e qëllon menjëherë e kap prej mesi që të mos bjerë në tokë dhe e ul në karrige, merr armën dhe do ta hedhë. Në këtë moment vjen një person me xhup të bardhë dhe ai ia jep armën kërij personi, ndërxsa personi që qëlloi vendos duart në kokë. Tre persona të tjerë afrohen te personi që është rrëzuaar për ti dhënë ndihmë”, mbyll përshkrimin e momentit të vrasjes prokuroria e Tiranës.

Referuar provave që u mblodhën në vendin e ngjarjes, Policia ka sekuestruar një thikë ngjyrë gri dhe një dorezsë metalike, të cilat dyshohet se i përkisnin viktimës, së bashku me disa sende personale të ti. Ndërkohë që faktet e tjera mbeten të njëjta me ato që janë thënë më herë, që Qema u dërgua nga miqtë e tij në spitalin e QSUT-së dhe më pas me ambulancë në atë të Traumës, ku ndërroi dhe jetë si pasojë e plagës që mori, e cila qe fatale.

(E.K/Faxweb.al)