Nga deklarata që ‘dogji’ rrjetin tek dashuria, Albi Nako i thotë të gjitha
Ish-balerini njohur dhe koreografi Albi Nako, në intervistën e fundit në ‘FitStation’, ka folur për disa detaje nga jeta e tij, duke nisur nga pasioni për profesionin, dashurinë, si dhe për titujt e fundit në media rreth ngjarjes në ‘Just Dance’.
Ai zbuloi se dita e tij nis duke konsumuar mëngjesin të cilin e përgatit vetë dhe mbyllet në ambientet e akademisë me të rinjtë.
“Puna është adrenalina ime dhe më pëlqen të punoj sesa të vegjetoj kafeve dhe të merrem me llafe. Dita nis duke bërë mëngjesin, shoh lajmet dhe kujdesem për oborrin, lulet dhe pemët. Në këtë pikë i ngjaj nënës sime. Çdo ditë eci me kilometra të tëra dhe dita mbyllet në akademi, midis të rinjve”– u shpreh Albi.
Ndërsa pyetjes së drejtpërdrejtë nëse ai është i dashuruar, koreografi iu përgjigj: “Kam lindur i dashuruar, jetoj i dashuruar dhe do të vdes i dashuruar!”
Për sa i përket situatës në ‘Just Dance’, e cila u përfol shumë në media, Albi shprehet sërish se ishte një keqkuptim dhe opinioni publik është gjithnjë i drejtuar drejt lajmeve të këqija.
Për më shumë nga intervista ndiqni videon e mëposhtme!