Gigi Hadid ndan fotot e rralla me të bijën në “Ditën e Nënës”!
Në shtator të vitit që lamë pas një prej çifteve më të famshme në botë Gigi Hadid dhe Zayn Malik mirëpritën në jetë vajzën e tyre të parë. Çifti fillimisht zgjodhi të ishte shumë hermetik dhe të mbante thuajse çdo gjë private lidhur me prindërimin. M
adje ata nuk treguan as emrin e së voglës për muaj me radhë deri në janar të këtij vitit. Ishte vetë supermodelja që zbuloi se vajzën e tyre e kishin pagëzuar me emrin Khai. E me kalimin e kohës duket se ata po ndajnë më shumë detaje me fansat e tyre. Megjithatë, deri tani nuk kanë postuar asnjë foto të portretit të Khai, duke përjashtuar foton që Gigi publikoi gabimisht.
Dita e sotme, 9 maji, është dita ndërkombëtare e nënës, e me atë rast, Gigi na ka surprizuar me disa foto të papublikuara më parë me të bijën. Ajo ka ndarë me fansat në Instagram 3 foto të shkrepura gjatë periudhave të ndryshme pas ardhjes së saj në jetë. “Thashethemet janë të vërteta: shoqja ime më e mirë, qëllimi, muza, krenaria dhe gëzimi më i madh! Ndihem shumë me fat dhe e motivuar që jam nëna jote, Khai im! Një shpirt i vjetër plot me diell, ti ndiçon ditën e të gjithëve. Faleminderit, faleminderit, faleminderit!”– ka shkruar ajo krah fotove të cilat po bëjnë xhiron e rrjetit.