Prisnit të ishte luksoze? Brenda shtëpisë ku Bill Gates kalonte fundjavën me ish-të dashurën

Divorci i Bill Gates nga Melinda nxorri në dritë dhe shumë të pathëna. Revista “Time” zbuloi dje se Gates gjatë kohës që ishte i martuar me Melindën një fundjavë në vit e kalonte me ish-të dashurën, Ann Winblad. Madje çifti kishin nënshkruar një marrëveshje se Melinda do e lejonte Bill të shkonte me pushime me Ann-ën.

Sot Daily Mail ka publikuar pamje nga shtëpia e pushimit ku Bill dhe Ann shkonin një fundjavë në vit, për të bërë xhiro buzë detit e për të kalëruar.

Shtëpia, e cila ndodhet në Karolinën e Veriut, ka 4 dhoma gjumi, 2 tualete dhe një kalim privat për në plazh.

Në pjesën tjetër të shtëpisë ka një kuzhinë dhe një dhomë ndjenje.

Shtëpia ka një arredim modest siç shihet dhe në foto, larg nga luksi që prisnim.

Për të prenotuar këtë shtëpi për një javë kushton 3.505 dollarë.