Binjaket më identike në botë ndajnë të njëjtin të dashur, shtratin dhe…

Dy motrat e konsideruara si “më identiket në botë”, kanë zbuluar se kanë të njëjtin të dashur dhe se bëjnë gjithçka bashkë si të ishin një e vetme, përfshirë edhe të shkuarit në tualet.

Anna dhe Luzy DeCinque pretendojnë se vuajnë nga “ankthi i ndarjes”, raporton “The Mirror”.

Motrat 35-vjeçare ndajnë gjithçka me njëra-tjetrën, duke filluar që nga i dashuri 37-vjeçar, Ben Byrne, e deri tek rrobat dhe shtrati i madh në të cilin flenë të tre bashkë.

Për më tepër, ato bëjnë dush dhe shkojnë bashkë në tualet. Në të ardhmen, motrat dëshirojnë që të mbeten shtatzënë njëkohësisht nga i njëjti burrë.

Raportohet se Anna dhe Luzy nuk shoqërohen fare me persona që e paragjykojnë stilin e tyre të jetesës.

“Kur ajo shkon në tualet, unë shkoj me të’ kur ajo bën dush edhe unë bëj me të. Ne nuk jemi kurrë larg njëra-tjetrës. Nuk mendoj se do të funksiononim të ndara. Jemi të lidhura me njëra-tjetrën”,- tha Anna.

Ndërsa Luzy shtoi: “Ne mendojmë për njëra-tjetrën si të ishte një person i vetëm. Kurrë nuk mund të jemi të ndara”.

I dashuri i binjakeve prej 9 vitesh, Ben, është shumë mirëkuptues ndaj tyre.

“Ben e kupton lidhjen tonë dhe nuk na gjykon. Kështu ka qenë që nga dita e parë. Asnjëherë nuk ka pasur xhelozi. Nuk e di se si kemi qëndruar me të dashur të ndryshëm. Njerëzit mund të na gjykojnë, por kështu funksionon për ne”,- u shpreh Luzy.