Realizoi foto të 20 vajzave lakuriq në ballkonin e një ndërtese në Dubai, reagon për herë të parë fotografi
Para pak kohësh, Policia në Dubai arrestoi një grup modelesh për “shthurje publike”, pasi dolën topless në njërin nga ballkonet e ndërtesës në qytet.
20 modelet e zhveshura në setin fotografik ishin pjesë e një videoje për një faqe në internet nga Izraeli. Faqja besohet të jetë një version i një uebfaqeje amerikane për të rritur, e cila nuk është zbuluar, shkruan “The Sun”.
Playboy amerikan që realizoi setin fotografik ka reaguar për herë të parë.
Vitaliy Grechin, 41 vjeç, është izoluar në qytetin Gulf, sepse ka rezultuar pozitiv për Covid, por ka këmbëngulur se ajo që ka ndodhur nuk ishte “pornografi”.
Gratë në imazh, kryesisht nga Ukraina, janë dëbuar dhe nuk lejohen të udhëtojnë më drejt Dubait për pesë vite.
Shkeljet e ligjit për sjelljen publike ne Emiratet e Bashkuara Arabe, përfshijnë lakuriqësinë dhe sjellje të tjera të turpshme, të cilat dënohen me gjashtë muaj burg dhe me një gjobë prej 983 paundësh.
Shpërndarja e pamjeve pornografike dënohet gjithashtu me burgim dhe me gjobë deri në 98,240 paund.
Fotografi këmbënguli se ishte “një vendim i marrë në moment” për të shkrepur ato foto.
“Kjo ndodhi brenda një minute. Një vajzë tha ‘Do të bëj një foto’, dhe pastaj të tjerat vazhduan ‘Edhe unë’, ‘Edhe unë’, ‘Edhe unë’,”– tha ai.
“Kurrë nuk duhet ta kisha lejuar diçka të tillë. Vajzat mendonin se ishin në pronë private pas dyerve të mbyllura. Edhe sikur të dilnin në ballkon për 15 sekonda, përsëri ishte diçka private. Nuk kishte ndonjë qëllim për të krijuar ose shpërndarë diçka të tillë. Kudo në botë do të konsiderohej normale.”
Ai pretendoi se kishte paguar për rreth 20 gra, që i ka të gjitha “shoqe”, për të udhëtuar drejt Dubait, për t’i shpëtuar bllokimit, me një kosto totale prej rreth 10,000 dollarë.
I pyetur nëse kërkoi falje për ofendimin në qytetin mysliman, ai tha: “Sigurisht që po. Dhe ne të gjithë kërkojmë falje. Vajzat kanë kërkuar të gjitha falje në intervista. Është e qartë, nuk kishte asnjë qëllim për të ofenduar askënd. Ato nuk po shkonin në xhami lakuriq”.