Fjoralba Ponari e pranon: Kam bërë zgjedhje skandaloze në të kaluarën!
Fjoralba Ponari është një nga moderatoret më të ëmbla të ekranit, e që padyshim ka një stil veshjeje për t’u admiruar. Megjithatë, nuk ka qenë gjithmonë kështu. Prezantuesja 26 vjeçare ka pranuar se në të kaluarën ka bërë zgjedhje skandaloze në “look”.
Fjoralba ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, ku njëri prej tyre i ka vënë në dukje “çoroditjen” në stil pas pjesëmarrjes në “The Voice”.
Dhe bukuroshka bionde nuk ka hezituar të japë një përgjigje për këtë. “Është e vërtetë! Kur nisa punën si moderatore, më është thënë vazhdimisht që duhej t’i përshtatesha në veshje një formati të caktuar, që unë s’e gjeja veten fare, ndryshe nga ai që unë preferoja! Dhe kam bërë zgjedhje skandaloze në look në të kaluarën. Por nejse, të shkuara të harruara. E mira është që me kalimin e viteve, rigjeta veten në stil dhe në tv kam gjetur të mesmen e artë mes asaj që pëlqej dhe asaj që funksionon në TV,” shkruan Fjoralba.
Kujtojmë se Ponarit i është besuar së fundmi një rol shumë i rëndësishëm në Top Channel, ai i prezantueses së Portokalli.