Nuk pritej! Andi tërheq zyrtarisht deklaratën për Jasminën

Andi dhe Jasmina bën bujë disa muaj më parë pas një puthjeje të shkëmbyer në Për’puthen Prime. Më pas ata vijuan takimet, duke shtuar dozat romantike, por pa munguar zënkat dhe krisjet e vogla. Për t’i vërtetuar Jasminës se është serioz në njohjen me të, Andi deklaroi më herët që është vetëm për Jasminën në emision, ndërsa kjo e fundit tha se do të vazhdojë edhe takimet me djemtë e tjerë, pasi nuk ka ende aq shumë siguri nga Andi për të marrë edhe ajo të njëjtin vendim. Javën që lamë pas edhe Jasmina bëri të njëjtën deklaratë.

Ndonëse ishin deklaruar për njëri-tjetrin gjërat mes Jasminës dhe Andit shpesh shoqëroheshin me shumë probleme. Ditën e sotme çifti duket se u përça pas tërheqjes së deklaratës së Andit, i cili u shpreh se është lodhur me mungesën e besimit që ka Jasmina ndaj tij dhe nga ana tjetër konkurretja u shpreh se ishte në dijeni për këtë fakt.

Jasmina: E dija që sot do të ndodhte kjo dhe që Andi do të tërhiqte deklratën. Ne duhet të gjejmë një pikë të mesmë mes njëri-tjetrin dhe nuk dua ta humbas, ndaj dhe i thashë që këto ndjenja që i ke t’i marrësh mrapsht.

Konkurrentja theksoi se shkaku i zënkave të tyre ishte pikërisht pjesëmarrja e Andit në klipin e këngëtares Diona Fona dhe postimeve që ai ka bërë në rrjetet sociale.

Jasmina: Andi mendon se sa herë që unë mërzitem, do marr se sbën një njeri në telefon. Po ziheshim për gjërat e përsëritura. Nëse ai nuk më respekton mua si femër, unë nuk ia toleroj. Postimet e fotove, të projektit me një vajzë tjetër. A ke foto të tjera më normale i thashë…

Andi: I kam treguar për këtë projekt më përpara dhe prapë acarohet.

Jasmina: Unë e kam marrë vesh në darkë që ai e ka përfunduar xhirimin. Kur i thashë pse e postove foton, i thashë unë nuk jam dakort. Aktualisht ps klipit janë gjërat që më kanë befasur shumë.

/News31