Stop “mom shaming”! Nga Emily Ratajkowski tek Chiara Ferragni, nënat e reja po masakrohen në rrjet
“Instagram”, është kthyer në një fushë të minuar me komente për shumë personazhe të njohur, por jo vetëm.
Së fundmi kemi parë sa shumë po gjykohen nënat e reja pas lindjes. Duke nisur nga Gigi Hadid që u shfaq pak ditë më parë duke u shëtitur të bijën dhe të gjithë u kapën me faktin që ajo është veshur me të shkurtra dhe ka inperfeksione.
Emily Ratajkowski, gjithashtu është gjykuar pafund për gjidhënien dhe publikimin e fotove të tilla me të djalin. Gjithashtu për barkun e rrafshtë që shfaqi në ‘Instagram’, a thua se fakti që e ka bekuar natyra është gabim. Sipas ligësisë online ky nuk është imazhi i një nëne të vërtetë.
Chiara Ferragni u gjykua për foton e parë të lindjes me vajzën në krah, sepse sipas disave kishte vënë grim. Por qe Fedez ai që e ngriti zërin dhe i tha të gjithëve që asnjë grua nuk duhet të ndihet keq për gjidhënien, apo gjëra të ngjashme.
Gjithë këto kritika online futen brenda një termi të vetëm: mom shaming. Personat e fshehur pas tastirës së telefonit dhe kompjuterit marrin të drejta që nuk u takojnë dhe kritikojnë për çdo gjë. Nëse një nënë ushqen me gji fëmijën në publik, konsdierohet e turpshme. Kur një nënë arrin të kthehet në formë shpejt pas lindjes, quhet egoiste. Nëse nuk mban veten quhesh e paaftë dhe e shëmtuar.
Për gjithçka ka kritika, madje disa prej tyre kanë arritur të bëjnë personazhe si Blake Lively të mbyllin profilet, ose të bllokojnë komentet.
A do ndalojnë ndonjëherë njerëzit duke dhënë këshilla? Duke ju treguar nënave si të rrisin fëmijët e tyre?
Kjo gjë duhet të ndalojë, thjesht duhet t’i lëmë nënat të jetojnë jetën siç duan, e t’i rrisin fëmijët pa marrë parasysh këshillat e liga online./revistawho.com