‘Askush s’e di që është vajza ime’: Kate Winslet flet për vajzën 20-vjeçare, gjithashtu aktore
Kemi dëgjuar shumë për Kate Winslet dhe filmat e saj, por deri më tani shumë pak e dini se aktorja ka një vajzë që është gjithashtu aktore!
Ju prezantojmë me Mia Threapleton- vajzën 20-vjeçare të Kate Winslet e cila po ndjek hapat e së ëmës në pavarësi të plotë prej saj.
Vitin e shkuar, Mia mori pjesë në thriller-in “Shadows”, por shumë pak e dinin që bëhej fjalë për vajzën e Kate.
Gjatë një interviste të fundit, ylli i Titanic foli si rrallëherë për karrierën e së bijës.
“Ajo është në Republikën Çeke tani, po punon për një serial atje. Eshtë shumë gjë e bukur kjo që po i ndodh. Gjithmonë kam dyshuar se do të ndodhte kështu. Derisa para disa vitesh u kthye nga unë dhe më tha: Do të doja ta provoja njëherë.”– u shpreh Winslet për të bijën.
Aktorja tregoi se Mia nuk është shfaqur kurrë si e bija e saj për shkak të mbiemrit të ndryshëm prej saj. Falë kësaj, 20-vjeçarja ka mundur të ndërtojë një karrierë të vetën, pa u ndikuar nga fama e së ëmës.
“Ajo e nisi punën në mënyrë komplet të pavarur, jo nën radarin tim. Njerëzit që e provinin gjatë kasteve as ja kishin idenë që ishte vajza ime. Sigurisht, kjo ishte frika ime më e madhe. Më e rëndësishme për Mia-n është vetë-besimi i saj. Nuk dua që rolet e saj të ndikohen nga reputacioni im”.
Burimi: BuzzFeed