Në kërkim ndërkombëtar/ Flet avokatja e Fjolla Morinës: Është shtatëzan, nuk mund të rri në burg

E kërkuar nga policia prej kohësh, ka vendosur të flas avokatja e Fjolla Morinës. Sipas saj armët që i janë gjendur nuk kanë qënë armë funksionale dhe për më tepër aktualisht këngëtarja është shtatëzan dhe nuk mund të qëndorjne burg.

Aurora Guska, avokatja e Fjolla Morinës ka deklaruar se dy armët që iu gjetën këngëtares mesnatën e 19 shtatorit nuk ishin funksionale, por njëra është pistoletë që përdoret për të trembur qentë dhe tjetra çakmak.

“Kjo pistoletë nuk është armë zjarri, por pistoletë që përdoret për të trembur qentë apo kafshët e egra dhe për të dhënë sinjal në rast rreziku, pasi bën zhurmë dhe qëllimi i përdorimit është në sport dhe ndryshe është pistoletë zhurmuese, ndërsa tjetra është çakmak”, thotë avokatja.

Ndër të tjera ajo foli dhe për gjendjen shëndetesore të Fjollës:

“Fillimisht kërkesa e parë e prokurorisë ishte për arrest në burg, me faktet pasi Fjolla është shtatzënë dhe është e pamundur që ajo të lihet në burg sipas nenit 230 pika 2. Na u la një kohë për të siguruar një kontratë qiraje banimi që ajo të vendoset me masën e sigurisë arrest shtëpie ose në këtë kundërtën kërkoi dhe garanci pasurore. Gjatë kësaj kohe na u la koha e lirë për të konkluduar nëse do paraqesim garancinë pasurore ose kontratën e qira”.

Prokuroria ka kërkuar që në seancë të paraqitet gjenekologu që të vërtetojë shtatzëninë e saj pasi një eko është e pamjaftueshme. Nëse gjykata merr një vendim më të lehtë se ‘arrest me burg’, atëherë prokuroria ka kërkuar të vendoset masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’ dhe një garanci shtesë pasurore prej 5 milionë lekë.

Një ditë më parë, këngëtarja Fjolla Morina ka pranuar në policinë e Kukësit se arma e zjarrit pistoletë tip “Zoraki” dhe 23 fishekë, i përkisnin asaj dhe i ishte bërë dhuratë nga një miku i saj në Gjermani, i cili nuk jeton më. Ajo u ndalua nga pika kufitare Morinë, mesnatën e 19 shtatorit teksa tentonte të hynte për në Shqipëri.

(o.l./dosja.al)