Në plazh duke festuar 42-vjetorin e lindjes, Kourtney Kardashian fotografohet me të dashurin në momente intime
Kourtney Kardashian vendosi që ta festonte 42-vjetorin e lindjes në një nga plazhet e Kalifornisë me të dashurin e saj, Travis Barker.
Ata dukeshin shumë të dashuruar teksa përqafoheshin së bashku në rërë gjatë kohës që merrnin rreze dielli, shkruan “Daily Mail”.
Edhe pse ishte dita e saj, Kourtney ia kushtoi të gjithë vëmendjen 45-vjeçarit Travis.
Ajo kishte veshur një palë bikini të zeza dhe Travis duket se nuk i rezistoi dot, pasi u fotografua duke e përkëdhelur tek të pasmet.
Travis, i cili më parë ka qenë një ndër miqtë më të mirë të Kourtney-t prej shumë vitesh, i dedikoi disa fjalë të ëmbla partneres së tij krahas fotove ku shiheshin duke shkëmbyer disa puthje pasionante: “Të dua shumë! Ti je një bekim për këtë botë. Gëzuar ditëlindjen Kourtney”.
Mes shumë urimeve dhe dhuratave që Kourtney mori dje, nuk mungoi as ai i ish-bashkëshortit të saj, Travis Scott.
“Gëzuar ditëlindjen mami më e mirë që mund të kërkojë një fëmijë dhe më shumë se kaq!”, shkroi ai.
Kourtney dhe Scott janë prindër të tre fëmijëve: Mason, Penelope dhe Reign.