Aktori juaj i preferuar i filmave aksion zbulon anën më të ëmbël për vajzën më të rëndësishme në jetën e tij

Dwayne Johnson ka vendosur t’i bëjë një dedikim të veçantë vajzës së tij me anë të një postimi në ‘Instagram’, duke i uruar ditëlindjen.

“Gëzuar ditëlindjen e ëmbla Tiana Gia. E dashur, e mirë, këmbëngulëse dhe e fortë ashtu si nëna jote. Gëzimi im më i madh është të jem babai yt”, ka shkruar aktori në urimin e tij, teksa vajza ka mbushur 3 vjeç.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by therock (@therock)

Dwayne është gjithashtu babai i dy vajzave të tjera, Jasmine 5 vjeç e cila është fryt i marrëdhënies së tanishme me Lauren Hashian dhe Simone 19 vjeç, nëna e së cilës është ish-bashkëshortja e Johnson, Dany Garcia./revistawho.com