Momente kyçe nga funerali i princit Philip: Mbretëresha qëndron vetëm, bashkimi Harry-William etj

Në funeralin e princit Philip, mbretëresha Elizabeth, e veshur me të zeza, qëndroi e ulur vetëm në kishëzën St. George. Fotoja ishte një nga momentet më prekëse të ceremonisë mortore, që shënjoi një moment tronditës për martesën 73-vjeçare të mbretëreshës dhe princit Philip, i cili ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare më 9 prill. Mbretëresha qëndroi vetëm për shkak të masave anti-Covid.

Mbretëresha vendosi një kartë ku shkruhej “Të dua” me shkrim dore mbi arkivolin e Dukës së Edinburgut gjatë shërbimeve të varrimit. Ajo e nënshkroi shënimin me pseudonimin “Lilibet” – një pseudonim që prej fëmijërisë. Mendohet që Philip ishte personi i fundit që i drejtohej me këtë emër.

Para fillimit të ceremonisë, kapelja dhe dorezat e Filipit u vendosën në karrocën e tij si një nderim për një prej pasioneve më të dashura në jetë. Një tenxhere e vogël e kuqe u pa në karrocë, të cilën princi Philip e përdorte prej kohësh për të mbajtur grumbuj sheqeri, me të cilët ushqente kuajt pas shëtitjeve.

Pas mbylljes së ceremonisë që zgjati 1 orë dhe qenë të pranishëm vetëm 30 vetë për shkak të pandemisë, princi William dhe princi Harry, të cilët u ribashkuan në funeral për herë të parë pas më më shumë se një viti, u panë duke ecur dhe duke folur së bashku.

Disa nga momentet kyç:

Anëtarët e forcave të armatosura marrin pozicionet e tyre gjatë ceremonisë.

Arkivoli i Princ Filipit, i mbuluar me flamurin e tij personal.

Sophie, kontesha e Wessex, në ceremoninë e varrimit, me bashkëshortin Princin Edward dhe fëmijët James, Viscount Severn dhe Lady Louise.

Ceremonia në Windsor Castle.

Princi Charles udhëheq vargun e njerëzve në varrim.

Princi William dhe Harry. Meghan Markle nuk qe e pranishme sepse nuk iu këshillua udhëtimi për shkak të shtatzënisë.

Mes vëllezërve qëndron kushëriri i tyre, Peter Philips, djali i vetëm i princeshës Anne.

Me mbarimin e ceremonisë dhe largimin e familjes mbretërore nga kisha, gjithçka tani bëhet private. “Kanë dëshirë për privatësi,” tha një zëdhënës i Pallatit Buckingham.

Burimet: BBC, Guardian

/Anabelmagazine