Vlashenti po mendon ta lërë Dojnën, por ja çfarë ia kthen mendjen
Si të gjitha vajzat edhe Dojna Mema është një harraqe kur vjen puna tek çelësat, çanta, kuleta apo telefoni që ndonjëherë s’di ku i hedh nga nxitimi. Ditën e djeshme e radhës ka qenë çanta e harruar në ashensor që për fat Dojna e ka marrë sërish falë komshinjve të saj. “Sapo humba çantën në ashensor, por komshinjtë janë njerëz me zemër të madhe dhe ma sollën në shtëpi”, ka shkruar moderatorja krah videos ku është pranë Vlashentit i cili i thekson se harron çdo gjë, madje dhe makinën.
Ky i fundit nuk e ka pasur aspak problem të pohojë se mendon ta lërë hera herës kur ajo humb gjithçka, por çfarë e bën të ndryshojë mendje është fakti se Dojna i gjen sërish gjërat. Një pyetje kemi ne, po ju e besoni Vlashentin?/revistawho.com