Genta Ismajli feston ditëlindjen, i fejuari turk e uron në shqip
Genta Ismajli feston sot ditëlindjen e saj të 36-të, dhe urimin e parë e më të bukur e mori nga dashuria e saj e jetës. I fejuari turk, Hussein Usta, e ka uruar këngëtaren e njohur në gjuhën shqip.”Të dua shumë,” i shkruan ai në një postim në Instastory.
Më pas urimin e ka vazhduar në gjuhën turke e angleze.
“Uroj të jesh e lumtur dhe e shëndetshme në çdo pjesë të jetës tënde. Tu befshin të gjitha ëndrrat realitet,” shkruan Usta.
“Për një jetë që vitet nuk pyesin, rrugët nuk lodhin, miqtë nuk harrojnë, le të jetë kjo ditëlindje fillimi, Gëzuar epokën e re, Gëzuar ditëlindjen!” vazhdon ai.
Kujtojmë se Genta dhe Usta e bënë publike fejesën e tyre vitin e kaluar dhe kanë treguar se shumë shpejt duan të bëjnë një dasmë. Ata kanë rrëfyer se historia e tyre nisi si një dashurimi me shikim të parë në një restorant.