Pas ndarjes nga Tea, Bearti e paska kuptuar më mirë çfarë meriton dhe do e marrë atë

Bearti nuk ndalet e sidomos pas ndarjes nga Tea. Përceç përgjigjes së gjatë, djali nga Kosova ka nisur dhe thumbat e parë duke lënë të kuptohet se Tea nuk e meritonte. “Meritoj botën dhe do ia jap atë vetes”, shkruan Bearti në një prej videove ku duket se xhirot me makinë i shijon vetëm tani.

Në videon e publikuar dy ditë më parë Bearti tregoi se gjithçka e kishte bërë për Tean, por dhe aty nuk harroi të hedhë një tjetër thumb duke thënë se meqenëse ajo e shiti për 3.99 euro, deklarata e tij ishte qerasje nga shtëpia./revistawho.com