Arjoni dhe Serena drejt martesës, zbulojnë detajet nga dasma me të ftuar VIP
Ish konkurrenti i “Përputhen”, Arjon Luli, ka disa kohë që është i lidhur me modelen Serena Sula.
Pavarësisht se u tha që në fillim lidhja e tyre ishte sa për famë, dyshja kanë disa muaj së bashku.
Të ftuar së fundmi në emisionin “Expuls”, ata kanë folur për një dasmë së bashku. “Dasmë me VIP-a. Një dasmë madhështore. Të shohim në të ardhmen”, tha Serena.
Kur u pyetën nëse lidhja e tyre ishte sa për show, Arjoni tha: “Në fillim dyshonin. Ti kë të drejtë për këtë, por vetëm koha e vërteton diçka të tillë. Ka shumë çifte, sidomos këto kohët e fundit që i bëjnë gjërat vetëm për famë, do na shohin shumë gjatë bashkë”.