Për të rritur fëmjë me karakter të fortë, ka 7 gjëra që mund t’u mësosh të vegjëlve
Prindërit kanë rolin kryesor në edukimin e fëmijës, pasi ata mund t’i mësojnë si të forcojnë veten mendërisht dhe shpirtërisht. Fëmijët, edhe ata që duket se janë më të ndjeshmit mund të mësojnë, shumë shpejt madje dhe në këtë mënyrë do dinë të përballen me situata të vështira.
Ndër detyrat më të vëshrira të një prindi është pikërisht kjo: forcimi i karakterit të fëmijës. Ekspertët shprehen se me pak ndihmë, duke u përqëndruar në tre faktorë: mënyrën si mendojnë, mënyrën si ndihen dhe si veprojnë, mund të arrihet rezultati i duhur.
Më tej do ju paraqesim 7 mënyra si mund t’i ndihmoni fëmijët tuaj:
1. Tregoji fëmijës se është në rregull të gabosh. Njerëzit më të suksesshëm janë ata që janë ngritur pas shumë dështimesh, sepse fokusohen në mënyrën si ta bëjnë gjënë të funksionojë mirë dhe si të rregullohet. Nëse fëmija juaj dështon njëherë, ose disa herë, tregoji që asgjë nuk është e gabuar. Jepi shembuj të tillë si Thomas Edison që shpiku llampën pas shumë dështimesh.
2. Mësoji fëmijës të mos ndikohet nga humori i keq i atyre që e rethojnë. Shpik shprehje dhe thënie që fëmija t’i përsërisë me vete gjatë ditës. Përshembull: “Zgjedh të jem i lumtur sot” ose “Gjithçka mund të bëj është më e mira ime”. Me anë të këtyre shprehjeve do ju mësoni sensin e përgjegjshmërisë, duke i ndihmuar të mos ndikohen nga fjalët e të tjerëve. Askush nuk do mundet t’i mposhtë me negativitet.
3. Ndihmojini të përshtaten me ndryshimet duke i ndihmuar ata t’i vendosin emra emocioneve të tyre. Kur fëmija të jetë duke përjetuar një ndryshim të madh do i kërkoni të flasë për mënyrën si ndihet dhe do e ndihmosh të gjejë fjalët e duhura për të përshkruar veten.
4. Mësojuni t’i pranojnë gabimet e tyre. Fëmijët me karakter të fortë e kuptojnë çfarë kanë bërë gabim dhe e pranojnë plotësisht. Ata kërkojnë falje dhe gjejnë mënyra për ta shmangur gabimin në vazhdim. Kur fëmija bën një gabim tregoji që ka mënyra për ta parë ndryshe atë veprim dhe mund ta rregullojë menjëherë, por mos e gjyko dhe mos i ushtro presion.
5. Mësoje fëmijën të thotë ‘jo’, duke i treguar çfarë do humbasë nëse do thotë ‘po’ për diçka të caktuar. Duke i mësuar të bëjë dallimin, me kalimin e kohës do e ketë më të lehtë të refuzojë ftesa dhe kërkesa të caktuara.
6. Fëmijët duhet të vlerësojnë dhe të gëzojnë për arritjet e të tjerëve. Për t’ia mësuar këtë kërkoji të shkruaj një listë me karakteristikat e personit që do më shumë. Më pasi motivojini për t’i marrë ato cilësi e për t’i zhvilluar tek vetja. Mos u përpiqni t’i shtyni drejt transformimit në njerëz që nuk janë. Nëse ndihen mirë për veten do e kenë më të lehtë të ndihen mirë për të tjerët.
7. Për t’i mësuar fëmijës të mos dorëzohet dhe të vazhdojë të punojë fort, kërkoji të shkruajë një letër me fjalë të bukura dhe motivuese për veten. Kur të shohësh se po dorëzohet, kërkoi ta rilexojë letrën që të motivohet.
/revistawho