A janë VIP-at në jetën reale ashtu siç shfaqen në rrjete sociale? Flavio Qarri ju tregon të vërtetën e tij…
Sot në emisionin “Live from Tirana” për të folur rreth rrjeteve sociale, rreth mënyrës se si arrijnë ato të na transformojnë, ishte i ftuar moderatori dhe gazetari i njohur, Flavio Qarri. Por se si e sheh Flavio këtë trend të ditëve të sotme ku shumica e njerëzve duket se kalojnë një jetë të gënjeshtërt, shumë larg realitetit, ai na thotë më shumë vetë…
Unë harxhoj 3-4 orë në ditë në rrjete sociale. Në mëngjes e kam çështjen e fotove pastaj me shkrime më pëlqen edhe të tallem pak. Kam përshtypjen se ne jemi shoqëri hipokrite edhe jashtë rrjeteve sociale. Gënjejmë veten dhe të tjerët. Duke gënjyer veten njerëzit e besojnë dhe kanë ikur pak për “dhjam qeni”. Në Instagram ka shumë luks dhe seks dhe nuk janë real as çunat dhe gocat. Njerëzit rrijnë një javë duke ngrënë presh dhe grosh dhe për një dalje që bëjnë sheh store me kartopeceta firmato, etj. E njëjta gjë vlen edhe për pamjen e jashtme të vajzave, janë shtuar shumë aplikacionet e editimeve të fotove.
Kjo padyshim shkakton çregullime psikologjike në raport me veten dhe të tjerët. Edhe mënyra sesi çiftet e reja nuk kanë më sensin për të vazhduar bashkë, tani mbarojnë lehtë marrëdhëniet shoqërore. Në rrjete sociale njoh rreth 1500 njerëz fake. Këngëtarët janë ultra ultra fake si dhe personazhet e emisionit Për’puthen. Nuk është faji i atyre, aq i vlen lëkura, është thjesht fati i madh i produksionit.
Sa i përket kësaj, ditën e djeshme në faqen e Top Albania Radio-s në Instagram u hap një sondazh ku ndjekësit u pyetën se cili VIP ju duket më real në rrjete sociale dhe pse. Rreth disa emrave të ndjekësve për VIP-at që ata mendonin se ishin më real, Flavio dha komentin e tij në lidhje me preferencat e tyre….
Megi Pojani nuk ka atë pamje që shfaq në rrjete sociale në jetë të përditshme. Xhensila Myrtezaj është shumë e ëmbël. Por prap nuk janë 100% të vërtet. Alban Skënderaj është llahtarisht i gjatë. Arbana Osmani është një emër që më duket fare fake sepse nuk ka komplekse me pamjen, është e vërtet, mesazhet që përcjell janë të ndershme. Olti Curri e ka punë, nuk është fake por është komunikator dhe guxon. Fatkeqësisht ne si shoqëri kemi një kompleks të madh për ata që thojnë atë që mendojnë. Brezi i ri është një viktimë e një mentaliteti komunist, bullizues pa shkak. Për Shqipe Hysenaj-n shpresoj të jetë reale aq sa hiqet. Ronela Hajati është garipe por nuk është si duket në lagje, fotot i ka me filtra.
Top Albania Radio