Pejana dhe Kledi rrallë bëhen të ëmbël në publik, ama për ditëlindje bëjnë përjashtime

Në ditën e tij të lindjes, Kledi Bahiti duket se urimin më të ëmbël e ka marrë nga partnerja e tij, Pejana Elezi, e cila ka publikuar një foto shoqëruar me këto fjalë:

“Gëzuar ditëlindjen shoku im i jetës, artisti i shpirtit tim, melodia ime e zemrës”.

Pejana dhe Kledi janë prej disa muajsh prindër të një vogëlushi, të quajtur Gred, fotot e të cilit i ndanë për herë të parë në dhjetor të vitit të shkuar.

Kohët e fundit Kledi dhe Gred i janë veshur të dy muzikës, pasi këngëtari ka ndarë momente të ndryshme me të birin pranë pianos./revistawho.com