“Sikur ke dalë nga burgu i grave pas një dënimi të gjatë…”- Arjan Konomi ironizon konkurrenten e “Për’puthen” për provokimet që bëri në takim
Konkurrentja e “Për’puthen”, Sara Malaj ka treguar që i pëlqen t’i provokojë dhe t’i ngacmojë djemtë me të cilët zgjedh të realizojë takime.
Ditën e djeshme u transmetua takimi i saj me Shkëlqim Began, i cili është një ndër konkurrentët e rinj që i është bashkuar së fundmi programit dhe ka treguar se merret me boks.
Nisur nga kjo, dyshja e realizoi takimin pikërisht në palestër, aty ku Shkëlqimi kalon një pjesë të madhe të kohës.
Sara i bëri provokime nga më të ndryshmet, fakt që ia vuri në dukje edhe opinionisti Arjan Konomi.
Ai i tha 23-vjeccares se nuk i pëlqeu aspak që ajo e pyeti që në fillim se cili është fruti i tij i preferuar duke shtuar se ngacmimet e saj ishin të tepruara, pasi vetë Shkëlqimi kishte emocione meqënëse ishte takimi i parë që realizonte para kamerave.
Pjesë nga biseda:
Arjan Konomi: Ty të pëlqejnë tipa të qetë e të duruar apo shpërthyes?
Sara Malaj: Të duruar.
Arjan Konomi: Që të shpërthesh vetë?
Sara Malaj: Që të m’i durojnë këto provokimet e mia.
Arjan Konomi: Gjithmonë në këto takimet o Sara sikur ke dalë nga burgu i grave pas një dënimi të gjatë dhe djali i parë që të qëllon… po njeriu është pak më ashtu… mos ta marrin vesh gjithë komshinjtë domethënë.
Panorama.al