Ledjana dhe Mevlani – krijohet çifti i dytë në “Përputhen”, Antonela i krahason me Tean dhe Andin
Në “Përputhen” sot është krijuar çifti i dytë dhe ata janë Ledjana e Mevlani, dyshja e shumëkomentuar, që prej kohësh kanë shprehur pëlqim për njëri-tjetrin.
Gjatë takimit të tyre, Mevlani deklaroi se është në program vetëm për Ledjanën dhe kjo e fundit deklaroi të njëjtën gjë në studio.
Të dy kërcyen nën ritmet e këngës që Mevlani i ka kushtuar Ledjanës dhe kështu krijuan çiftin e dytë në program, pas Teas dhe Andit që dolën së bashku dy muaj përpara se të zbulohej se në fakt nuk e kishin pëlqyer kurrë njëri-tjetrin.
Pas vendimit të tyre, Antonela akuzoi Mevlanin dhe Ledjanën se po e bëjnë gjithçka për pëlqime në Instagram dhe i krahasoi me Tean dhe Andin duke u shprehur se koha do ta tregojë të vërtetën.
View this post on Instagram