“Nuk i mbante dot duart larg nga unë”- Biznesmenia amerikane rrëfehet për lidhjen me Boris Johnson: Mu lut për…
Biznesmenia amerikane, Jennifer Arcuri ka folur për lidhjen e saj katër-vjeçare me Kryeministrin britanik, Boris Johnson, midis 2012-ës dhe 2016-ës, në një intervistë ekskluzive me “Sunday Mirror”.
Zonja Arcuri tha se dyshja ndanë një “tërheqje fizike dhe intelektuale” pasi u takuan, ndërsa ajo ishte studente në 2011 dhe ai ishte kryetari i Bashkisë së Londrës, i martuar me avokaten Marina Wheeler, me të cilën ai ka katër fëmijë.
“Ne ishim në një marrëdhënie intime për katër vjet,”- tha ajo. “Unë e kam dashur atë, dhe me një arsye të mirë. Por njeriu që mendova se e njihja nuk ekziston më.”
Pas një takimi në një event në vitin 2011, rrugët e tyre u kryqëzuan përsëri në vitin 2012, kur ajo doli vullnetare për të punuar për fushatën e tij rizgjedhëse.
Një detaj interesant që ajo përmend në intervistë është emri që ajo i kishte shënuar në telefon, “Alex i Madh”, për emrin e tij të mesëm dhe pasionin për antikitetin.
“Takoheshim një herë në javë, ai nuk i mbante dot duart larg nga unë. Patëm një tërheqje të fortë fizike dhe intelektuale të ndërsjellë. Kishim një dashuri Shekspiriane“,- rrëfen Arcuri.
Biznesmenia ka shkuar më tej duke zbuluar se Kryeministri i ishte lutur për të bërë bashkë foto intime. Arcuri thotë se ndjenjat ndaj tij ndryshuan që kur në media doli lidhja e tyre dhe pas akuzave se Boris Johnson i kishte dhënë trajtim ndryshe me grante publike.
Për “Sunday Mirror” ajo tha: “Ai u frikësua nga publikimi i lidhjes tonë dhe u largua”.
“Një udhëheqës i shkëlqyeshëm është karizmatik, i guximshëm dhe kurajoz. Asnjë nga këto fjalë nuk do të përdorja për të përshkruar Boris Johnson,”- shprehet Arcuri.
“Greater London Authority” aktualisht po heton nëse Z. Johnson ka shkelur Parimet “Nolan” të Jetës Publike, kodin e sjelljes me të cilin kryebashkiaku i qytetit pritet të respektojë, duke mos rrëfyer lidhjen e tij me zonjën Arcuri.