Horoskopi 30 mars 2021

Dashi 
Gjatë kësaj dite do refuzoni të bëni atë që do ju thonë dhe kjo do e acarojë atmosferën. Do jeni tej mase kokëfortë. Për ju të dashuruarit dita do jetë paksa delikate. Do ndiheni të plogësht dhe nuk do keni aspak dëshirë të merreni me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Ju beqarët do hipnotizoheni nga ideja se nuk mund të jetojnë dot më vetëm. Mos bëni gabime të cilat nuk do ia falni dot vetes.

Demi 
Do jeni më në humor gjatë kësaj dhe do e merrni çdo gjë me më shumë lehtësi. Me këtë mënyrë do të bëni edhe më shumë miq. Dielli dhe Mërkuri do jenë në anën tuaj nëse keni një lidhje kështu që harmonia dhe pasioni do mbizotërojë gjatë gjithë kohës. Do ndiheni aq mirë saqë do merrni edhe vendime me rëndësi për të ardhmen.

Binjakët
Statusi do ua zbukurojë ditën e sotme. Do dini të keni besim, të jeni të besueshëm dhe do lundroni në një det lumturie. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin do jetë shumë e mirë. Do merrni kënaqësitë e pritura dhe nuk do debatoni për asgjë. Komunikimi është një nga pikat tuaja më të forta që duhet ta ruani sa më gjatë.

Gaforrja 
Falë Venusit do arrini të ndani gjërat sot, do jeni më filozofë dhe do bëni çfarë të mundeni që të pajtoheni me të gjithë. Jeta në çift do jetë e qëndrueshme. Do bashkëpunoni gjatë gjithë kohës dhe nuk do keni kontradikta. Vazhdoni në këtë rruge dhe e ardhmja juaj do jetë e ndritur. Për ju beqarët ka gjasa të ketë dashuri me shikim të parë.

Luani
Gjatë gjithë kësaj dite do jeni të paorganizuar dhe nuk do reflektoni aspak para se të veproni. Klima për ju që keni një lidhje do jetë e paqëndrueshme. Edhe pse mëngjesi mund të jete emocionues, pasditja do ketë debate dhe mosmarrëveshje të mëdha. Kujdes me çdo hap që do hidhni. Ju beqarët duhet të tregoheni sa më të duruar nëse doni të ndeshni personin ideal.

Virgjëresha  
Sido që t’ju vijnë gjërat gjatë kësaj dite mundohuni të përqendroheni e të shmangni sa të mundeni përballjet në çdo fushë. Nëse ja dilni sot e nesërmja do jetë akoma më e bukur. Klima për ju që keni një lidhje do jetë mjaft konfliktuale. Do debatoni edhe për gjërat më të vogla me atë që keni në krah dhe kjo do iu mërzitë pa masë. Ju beqarët duhet të tregoheni të matur me takimet që do kryeni nëse nuk doni të vuani më pas.

Peshorja 
Nëse nuk doni t’ju fillojnë problemet gjatë kësaj dite duhet të shmangni personat dhe situatat që do mund t’iu ndalin rrugën. Kundërshtimet do jenë të shumta, por nuk duhet të dorëzoheni. Ju që keni një lidhje do bëni gjithçka që keni në dorë për të krijuar një ambient harmonik dhe të gëzueshëm. Do organizoni darka me miqtë tuaj të ngushtë dhe do ia kaloni për mrekulli.

Akrepi 
Venusi dhe Marsi do bëhen bashkë gjatë kësaj dite dhe do jua bëjnë jetën më të bukur. Nuk do keni asnjë lloj problemi. Pas një kohë jo shumë të mirë për jetën në çift, sot do krijohet një klimë më e ngrohtë dhe më romantike. Do afroheni më shumë me partnerin dhe do ndiheni të qetë në shpirt. Lidhja juaj do konsolidohet më tepër. Ju beqarët do kërkoni shumë, por as sot nuk do e gjeni atë që kërkoni.

Shigjetari 
Qeshni e vetëm qeshni gjatë kësaj dite. Vetëm me optimizëm do mund të kaloni çdo gjë dhe sfidat do ju duken më të lehta. Priten momente shumë të bukura. Nëse keni një lidhje, lëreni më të lirë partnerin dhe mos e teproni në asnjë moment me xhelozinë. Nëse ai ka ndërmend të bëjë diçka askush nuk do mund ta pengojë, madje as ju.

Bricjapi 
Bëni shumë kujdes me çdo lloj gjesti gjatë kësaj dite sepse mund t’i acaroni ata që keni pranë dhe do shkatërroni gjithçka. Nëse keni një lidhje, rreziku për ndarje do jetë i madh. Mos e teproni me kritikat dhe mos këmbëngulni kot kur e dini se ideja juaj është e gabuar. Toleranca duhet të rivendoset sërish sa më parë. Ju beqarët do qëndroni vetëm, por nuk do vuani nga kjo gjë.

Ujori 
Sado që të mundoheni të ruani një klimë të qetë gjatë kësaj dite nuk keni për t’ia dalë dot mbanë. Jupiterin dhe Neptunin do i keni kundërshtarë të fortë. Për ju të dashuruarit do lindin divergjenca me atë që keni në krah dhe kjo do iu bëjë të ndiheni keq. Hidheni ju hapin e parë për t’u treguar tolerantë pasi nuk do pendoheni. Për ju beqarët do ketë takime impresionuese, por nuk duhet absolutisht të filloni që sot lidhje.

Peshqit 
Projektet që keni filluar do ju sjellin më shumë kënaqësi gjatë kësaj dite dhe do ndiheni më të përmbushur se më parë. Për ju të dashuruarit do mbizotërojë dialogu gjithë kohës dhe do ia kaloni mirë me partnerin. Ditë emocionuese dhe drithëruese do jetë kjo e sotmja edhe për ju beqarët. Një person interesant do bëjë gjithçka për t’ju pasur pranë edhe pse ju do tregoheni kokëfortë.