Belen Rodriguez flet për ndarjen nga Stefano De Martino
Belen Rodriguez ishte e ftuar ditën e djeshme në emisionin e së dielës “Domenica In”, ku rrëfeu shumë për jetën e saj dikur, por edhe për të tashmen, ndërsa po përjeton një nga periudhat më të bukura të jetës. Showgirl-i argjentinas është shtatzënë për herë të dytë dhe ka treguar se po e përjeton këtë shtatzëni ndryshe nga e para, pasi kaloi 3 muaj shtrirë për shkak të të përzierave.
Ajo shpjegoi mes lotësh se kishte sakrifikuar adoleshencën e saj duke shkuar në Itali për të ndërtuar të ardhmen e saj, me vetëm 180 euro në xhep.
Belen foli për historinë e dashurisë me Antonino Spinalbese, me të cilin menjëherë krijoi një lidhje të fortë. Pa dyshim, një hapësirë e vogël iu kushtua edhe fundit të historisë me balerinin Stefano De Martino, babai i fëmijës së saj, Santiagos.
Belen dhe Stefano u rikthyen bashkë pas 6 vitesh, mirëpo lidhja nuk zgjati shumë dhe ata u ndanë gjatë karantinës. Duke folur për partnerin e saj aktual, Antonino Spinalbese, Belen tha se i biri Santiago e priti shumë mirë, sepse ai e kuptoi që gjërat me Stefano De Martino-n nuk mund të funksiononin.
“Fëmijët e kuptojnë. Santiago është një fëmijë i veçantë. Ai ka një inteligjencë superiore. Jo sepse është djali im, por e ka. Santiago është njësoj si babai i tij, por inteligjencën e ka marrë nga unë”, -tha Belen me shaka, duke vazhduar:
“Unë besoj se fëmijët e kuptojnë kur prindërit e tyre japin gjithçka. Kur ka probleme në një familje, unë besoj se familja ka të drejtë ta provojë përsëri edhe për fëmijët. Kur ai jetoi këtë kthim me Stefano-n, ai e kuptoi që nuk funksiononte. Nuk ishte diçka e keqe, thjesht nuk funksiononte. Ata dorëzohen vetë, sepse e shohin që bëtë më të mirën tuaj. Fëmijët pastaj qëndrojnë me ne 24 orë në ditë, nënat e kanë më të vështirë të fshehin vuajtjet. Kujtoj që Santiago trokiti në derë, hyri në banjë dhe më tha: ‘Mami mos u shqetëso, do të kujdesem unë’. Më duhej shumë kohë të isha e lumtur, sepse vuajtjet kishin filluar që 4 vjet më parë. U përpoqa përsëri, por pashë që nuk funksionoi. Ishte një zhgënjim i vazhdueshëm. Pastaj, kur pa buzëqeshjen e nënës së tij, ishte një çlirim për të. Ai më tha [për Antonino-n]: ‘Ky njeri është i duhuri’. Dhe unë i besova”.
Ishte Santiago ai që e kuptoi se kishte një ndjenjë midis nënës së tij dhe parukierit Spinalbese dhe e mori këtë lajm pozitivisht. Pas disa muajsh lidhje, Belen e prezantoi atë si një mik, por djali i saj e kishte kuptuar se mes tyre kishte dashuri.