Bearti konfirmon ndarjen, Tea: Burrat e vërtetë nuk ofendojnë dhe kërcënojnë femrat!

Lidhja e Beartit dhe Teas mesa duket ka marrë fund vërtetë dhe këtë e konfirmoi vetë ish-konkurrenti i “Për’puthen” me anë të një postimi në rrjetet sociale, pas të gjithë thashethemeve që kanë qarkulluar ditët e fundit në internet. Tashetheme që nuk paskan qenë edhe aq thashetheme!

“Po gjithçka ka marrë fund. Nuk dua drama ose vëmendje, kështu që dua ta mbyll këtu këtë kapitull edhe mos me e hap më asnjëherë,” – ka shkruar Bearti në një Instastory të publikuar orët e vona të mbrëmjes së djeshme, edhe pse ky kapitull për publikun zor se do të mbyllet këtu. Këtë e themi nisur edhe nga zhurma që shkaktori “kapitulli i parë” i lidhjes së tyre.

Megjithatë veprimi që ka lënë me “gojë hapur” të gjithë, ka qenë pikërisht reagimi i Teas në lidhje me ndarjen e tyre, ose të paktën është perceptuar postimi i saj i fundit, sërish në Instagram. Ajo ka hedhur një video të Senatores australiane Sarah Hanson-Young në parlament, që dukej si një “thumb” ndaj Beartit dhe në fakt jo vetëm ndaj tij.

“Burrat e vërtetë nuk i ofendojnë dhe kërcënojnë femrat. Ata nuk i sulmojmë ato,” thotë në një pjesë të fjalimit Hanson-Young, pjesë që ka tërhequr më shumë vëmendjen e publikut nga postimi i Teas. Kjo i bën ata të dyshojnë se ndoshta një nga arsyet që lidhja e tyre ka marrë fund ka qenë pikërish kjo, mungesa e respektit e treguar nga Bearti. Gjithsesi kjo mbetet ende për t’u konfirmuar nga vetë protagonistët.

Ndërkohë kujtojmë se sipas informacioneve të “Prive” , ndarja e Beartit dhe Teas ndodhi në udhëtimin e tyre në Stamboll për ditëlindjen e kësaj të fundit, aty ku nisën edhe dyshimet e para të fansave të tyre, të cilat tashmë kanë rezultuar të vërteta.